Kosovë- Policia ka kapur në flagrancë dy efektivë duke vjedhur parfume në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
aeroporti-i-prishtin-euml-s-mund-t-euml-ldquo-paralizohet-rdquo-video_2_hd

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe ndaj policëve janë marrë masa për shkeljen.

Mësohet se policët janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet. Policët i përkasin Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe njëri prej tyre mban edhe gradën e rreshterit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: