PRISHTINE- Një aksion i gjerë policor kundër kontrabandës së naftës ka nisur mëngjesin e sotshëm në qendra të ndryshme të Kosovës. Sipas burimeve të Gazetës Express deri tani janë arrestuar shtatë persona.

Sipas burimeve të gazetës, bëhet fjalë për kapjen e një rrjeti të krimit të organizuar, në kontrabandën e naftës. Ky aksion ka nisur herët në mëngjes dhe është duke vazhduar ende.

Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë dhe asnjë informatë për këtë rast.

“Ende nuk kam ndonjë informacion. Nuk mund t’ju them asgjë për momentin, për çdo gjë do të ju informojmë më vonë”, ka thënë Daut Hoxha për Express.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb