KOSOVË – Gjatë protestës së sotme, Policia e Kosovës ka ndaluar dhe më pas, ka liruar, edhe Nënkryetarin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmetin, njëherësh kryetar të komunës së Prishtinës. Pasi u lirua, vetë Ahmeti deklaroi se “Se më ndaluan këta që ruajnë Jabllanoviçin. Ruajnë Jabllanoviçin dhe rrahin protestuesit.”

Sipas agjensive kosovare të lajmeve, arrestimi i Kryetarit të komunës ka ndodhur në ora 14:30. Në një deklaratë të lëshuar nga ky institucion, thuhet se “kryeministri Isa Mustafa, i cili e humbi Komunën e Prishtinës, tani po përdorë dhunë e brutalitet policor kundrejt protestuesve, të cilët sot ishin mbledhur me mijëra në sheshin kryesor të qytetit për ta kërkuar shkarkimin e Ministrit Jabllanoviç dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike”.

Megjithatë, pas 30 minutash, Ahmeti është liruar nga Policia.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb