KOSOVË

Pas arrestimit të deputetit të PSD-së në Kosovë, Dardan Mulliqaj, ka reaguar edhe Policia e Kosovës. Ajo thekson se Mulliqaj është arrestuar në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili mban datën e djeshme.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot, konfrom detyrimit ligjit, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër arresti është nxjerrë me datën 12.05. 2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë që i pandehuri D.M të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, ka thënë Ahmeti për Telegraf.

Ajo tha se Policia do të ndjekë të gjithë procedurat dhe hapat ligjorë në përmbushje të kërkesës së Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb