KOSOVË- Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinjat i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës. Oferta i është bërë liderit të AAK-së në mënyrë që vendi ta kalojë krizën politike në vend dhe kësisoj të prishet opozita e bashkuar. Këtë e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin, burime të sigurta nga Qeveria e Kosovës, por që as zyrtarë të AAK-së nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Sikur Haradinaj të pranonte ofertën, marrëveshja përveç zëvendëskryeministrit përfshin edhe poste ministrore të rëndësishme. Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në “INFO BOX” të RTV Dukagjinit nuk e ka mohuar se AAK-së i janë ofruar pozita të rëndësishme qeveritare duke thënë se oferta të tilla ka pasur vazhdimisht për partinë e Ramush Haradinajt.

“Në vazhdimësi vijnë oferta. Kjo nuk është risi por kjo edhe më shumë flet për jo seriozitetin e këtij pushteti dhe këtyre qeveritarëve, në kohën kur Kosova po vuan nga probleme të mëdha. Po mundohen të joshin opozitën, parti të ndryshme politike, në mënyrë që të blejnë kohë për pushtet, të cilin vazhdimisht po e abuzojnë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka përsëritur se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sipas saj, në asnjë mënyrë opozita e bashkuar nuk do të ulet në tavolinë me shumicën për të tejkaluar krizën, përveç se në rastin, kur takimi do të bëhej për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka propozuar që Presidenti të zgjidhet nga populli, duke thënë se edhe seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit por edhe çdo seancë tjetër do ta bllokojnë përmes gazit lotsjellës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: