KOSOVË- Veriu i Kosovës vazhdon të mos jetë i qetë. Pas incidenteve të fundit që kanë ndodhur në këtë pjesë të vendit, rreth orës 22:50 në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, persona të panjohur kanë hedhur një objekt shpërthyes.

Një qytetar i pjesës veriore ka treguar për Indeksonline se përpos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Ende nuk dihet shkaqet dhe autorët e ngjarjes, ndërkohë që forca policie kanë nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb