Kjo ishte drama dhe vuajtjet e Nebi Gashit një vit më parë, djaloshit nga Graçanica në Kosovë, i cili për shkak të punëve të rënda, mbeti i paralizuar. Pas thirrjes, shqiptarët mundën t’i siguronin një shtëpi të re në Prishtinë, pasi sëmundja e tij nuk kishte shërim, por si është Nebiu sot?

Sot, sëmundja e tij ka avancuar dhe ka mbetur totalisht i paralizuar. Prej dy muajsh ai nuk lëviz as këmbë e as duar. Në qafë i është mpiksur gjaku dhe ka nevojë për një ndërhyrje të menjëhershme që gjendja të mos degradojë edhe më shumë.

“Nuk lëviz dot as duart as këmbët, më ka ardhur zor më parë t’ju thërras e t’ju them për shëndetin”.

Nebiut dhe bashkëshortes i ardhur rëndë të kërkojë sërish ndihmë, por shqiptarët do t’i gjenden atyre gjithmonë pranë. “Mundësitë nuk i kam, burri duhet të operohet jashtë vendit pasi rrezikon shumë në këtë gjendje”,- tha bashkëshortja e Nebiut në emisionin” Shqiptarët për shqiptarët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb