PRISHTINE- Seanca plenare e parashikuar për shqyrtimin dhe votimin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjit për themelimin e Gjykatës Speciale, është shtyrë për në një kohë të pacaktuar e votuar me 78 vota të deputetëve.

Opozita dhe disa deputetë të koalicionit kanë paralajmëruar votimin kundër gjykatës, raporton “Radio Kosova”.

Çështja e sigurimit të 82 votave për miratimin e tyre bëri që negociatat me grupet parlamentare dhe deputetët të vazhdojnë edhe më tutje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb