KOSOVË- Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ku do të shqyrtohet kërkesa e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së, për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Kryesia do të mblidhet në ora 10:00, ndërsa në njoftim për mbajtjen e seancës thuhet “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme”.

VV dhe LDK kanë kërkuar që të dielën të mbahet seancë e jashtëzakonshme në ora 12:00, me arsyetim për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit, lidhur me programet programore të qeverisë së Kosovës 2017-2021.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: