Sot, në orën 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur këtë vazhdim Kuvendi për sot, pasi të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, për herë të tretë radhazi, shkruajnë mediat e Kosovës.

Nga Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk kanë propozuar asnjë emër tjetër për këtë post, ndërkohë që partitë opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë zgjedhjen e Haxhiut. Në tri votimet e mëparshme, Haxhiu mori vetëm 57 vota, ndërsa për të kaluar me sukses, i duhen të paktën 61 vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb