KOSOVË- Një shtetas serb është vrarë sot rreth orës 15:00 në veri të Mitrovicës nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Çika Jovine, ndërsa viktima është identifikuar si Ivica Raiçiç, 31 vjeç.

Ndërkohë vrasjen e Raiçiçit në veri të Mitrovicës me kushte të anonimatit e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve Raiçiç, është dërguar në spitalin në veri të Mitrovicës pa shenja jete.

Viktima ka qenë person i njohur për policinë e Kosovës, pasi është akuzuar për disa vepra penale, është i ngarkuar për vjedhje të makinave, ndërsa kohëve të fundit ai është marrë ekskluzivisht me tenderë.

Burime për Koha Ditore nga policia kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh mes bandave në veri të Mitrovicës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb