KOSOVË- Qytetarët janë ata që sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, do ta bëjnë zgjidhjen e kësaj krize politike, pasi që këtë nuk po e bëjnë qeveritarët.

Ymeri, në një konferencë për media, tha se Qeveria nuk e ka ndërmend të reflektojë dhe të largohet në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira, raporton KP.

“Shkaktarë të kësaj krize janë Mustafa dhe Thaçi dhe se vetëm përmes rrugës së protestës, qytetarët mund t’ia sjellin Kosovës ndryshimin për të cilin ka aq shumë nevojë vendi. Kjo qeveri nuk mund të vazhdoj të qëndroj në pushtet. Zgjidhja do të jetë nga qytetarët. Nuk mund të ketë zgjidhje institucionale me takime me dyer të mbyllura nga ata që e kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai, duke iu referuar takimit të Jahjagës me liderët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: