KOSOVE

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në konferencën e saj të dytë për media është shprehur se  procesi i votimit në katër komunat veriore është duke vijuar pa probleme. Daka, në fjalën e saj ka sqaruar edhe çfarë do ndodhë me personat që votojnë me dokumente serbe.

Ajo u shpreh se nëse personat që kanë votuar me dokumente të Serbisë, rezultojnë në listën e votuesve do të vlerësohen.

Daka, u ndal edhe te numri i pjesëmarrrësve, sipas saj deri në orën  15;00, prania e qytetarëve në zgjedhje ishte rreth 18 729 qytetarë apo rreth 32.30% nga 87 983 qytetarë që kanë të drejtë vote.
“Deri në orën 15:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte 18,729 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në të njëjtën kohë kishin votuar 15, 544 votues apo 30.79%. Sipas komunave iu njoftoj se deri në orën 15:00 në Leposaviq kanë votuar 6003 qytetarë apo 33.05%, në Zubin Potok kanë votuar 2940 qytetarë apo 34.45%, në Zveçan kanë votuar 3169 apo 34.34%, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 6617 apo 30%.

Gjithashtu kemi pasur disa raportime se komisionerët në disa vendvotime kanë pasur paqartësi lidhur me dokumentet e identifikimit të cilat janë lejuar në këto zgjedhje, megjithatë nga KQZ kanë marr sqarime të nevojshme që dokumentet valide janë ato të Kosovës kështu që nuk kemi tani parregullësi.

Mirëpo nëse kane votuar me dokumente të Serbisë, nëse janë personat e njëjtë në listë të votuesve, do të vlerësohen, ndërsa nëse nuk janë në listë të votuesve, nuk janë lejuar të votojnë. Ka pas raste që janë paraqit me dokument të Serbisë, por nuk ka qenë në listë të votuesve dhe nuk është lejuar”, është shprehur ajo.”, tha ajo.

Në anën tjetër Prokuroria për këto zgjedhje ka thënë se nuk ka asnjë rast që mund ta prish procesin zgjedhor.

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57,983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb