Botërori i Katarit mezi po pritet nga tifozët, të cilët do bëjnë tifo për skuadrën e zemrës nga shkallët e stadiumeve. Lojtari i 12-të ka nisur prej kohësh interesimin për të siguruar një biletë, teksa në raundin e parë janë shituar 800 mijë bileta.

Një problem më vete mbeten edhe shpenzimet personale, e si duket do jenë të mëdha. Disa  tifo-grupe kanë shprehur shqetësimin e tyre për mënyrën sesi do akomodohen dhe jo gjithçka do shkojë siç duhet.

Sipas llogarive të bëra nga Shoqata e Tifozëve në Angli, pa përfishirë konsumin, shpenzimi do shkojë diku te 5 pijë paund. Shifër kjo e konsiderueshme, që ka stepur shumë persona që kanë shprehur dëshirën për të qenë në Katar.

Kursimi është një mundësi, vetëm nëse anglezët eliminohen që në fazën e grupeve. Nëse ndodh kështu, juve ju mjaftojnë vetëm 2 mijë paund.

Shumë tifozë kanë filluar prenotimin, teksa Katari mbetet një eveniment fantastik vetëm për të pasurit. Botërori fillon me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb