Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja e tij është treguar shumë hermetike me mediat në lidhje me progresin e tij shëndetësor, ajo që është marrë vesh së fundmi është shifra që paguhet për kujdesin ndaj tij.

Për kampionin e “Formula 1” janë shpenzuar 10 milionë sterlina që nga aksidenti i 29 dhjetorit në Alpet Franceze, që e la në gjendje kome për rreth 159 ditë. Më pas, ai u trajtua në një klinikë rehabilitimi në Lausanne, për t’u larguar që andej më vonë. Aktualisht ai ndodhet në shtëpinë e tij në Zvicër, e cila është pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për rehabilitimin e tij. Për shërbimin shëndetësor në shtëpi, familja e tij paguan 100 mijë sterlina në javë.

45-vjeçari është nën kujdesin e një ekipi mjekësor prej 15 vetash, të cilët i shërbejnë 24 orë.

Gjatë kohës që qëndroi në koma, Schumaker humbi ¼ e peshës trupore. Mjekët thonë se humbja e peshës është normale tek pacientët që kalojnë në koma, por 20 kile janë shumë për një person me peshë mesatare. Një humbje kaq e madhe lidhet me degradimin e muskujve për shkak të pamundësisë për të lëvizur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: