Xhaketa e kostumit të fluturimit, e veshur nga Buzz Aldrin gjatë misionit historik ”Apollo 11” në Hënë, më 11 korrik 1969, u shit në një ankand në Nju Jork për 2,7 milionë dollarë, bëri të ditur kompania Sotheby’s.

Xhaketa e bardhë, e cila mban flamurin amerikan, logot e NASA-s dhe misionit ”Apollo 11” dhe emri ”E. Aldrin”, ishte pjesë e një koleksioni personal objektesh që astronauti 92-vjeçar vendosi të nxjerrë në shitje.

“Kjo veshje jashtëzakonisht e rrallë u diskutua nga disa ofertues për gati 10 minuta përpara se t’i shitej një blerësi me telefon”, thuhet në një shënim nga Sotheby’s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb