Ish- ministri i drejtësisë nga radhët e LSI, Ylli Manjani drejton gishtin nga Edi Rama, kryeminstri që sipas tij është i gjithpushtetshëm dhe largimi i tij zgjidh të gjitha.

Për herë të parë si Manjanit,nuk ka një grup kundër një tjetri, një parti kundër një tjetri, por është një person i gjithpushtetshëm kundër gjithë vendit.

Sipas Manjanit politika është e thjeshtë tashmë, madje dhe Teatri zgjidhet menjëherë, ekonomia, pandemia shteti, koncesionet, trafiku i drogës, BE dhe negociatat, vetëm nëse largohet Rama.

 

POSTIMI NGA YLLI MANJANI
Duket si pa zgjidhje, por është krejt e thjeshtë politika tashmë.

Është një njeri me të gjitha pushtetet në dorë përballë shoqërisë. Nëse të gjithë ne nuk arrijmë tja heqim pushtetet nga dora, atëhere është më i zoti siç edhe i këndon vetes çdo ditë.

Por në thelb është e thjeshtë fare. Si kurrë më parë, nuk ka një grup kundër një tjetri, as një parti kundër një tjetri. Aq më pak një program kundër një tjetri. Jo!

Vetëm një person i mbipushtetshëm kundër gjithë vendit.

Kur të mos i ketë ato pushtete që ka do zgjidhen këto gjëra të rënda që ndodhin. Ekonomia, pandemia, shteti, drejtësia, trafiku i drogës, kanabizimi, manipulimi ndërkombëtar, koncensionet, bashkitë e pushtuara nga njerëz pa zgjedhje, liritë e të drejtat, negociatat me BE, të gjitha zgjidhen.

Edhe teatri zgjidhet menjëherë, por duhet larguar nga pushteti i vetmuari i çdopushtetshëm.

Është kaq e thjeshtë! Kot komplikohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: