Nga: ZONJA VJOLLCA*
6 kotoleta viçi
4 qepë të vogla të kuqe
2 lugë gjelle stafidhe
100 ml lëng shege
1 lugë gjelle majdanoz
2 lugë gjelle vaj ulliri
150 ml leng mish viçi
Kripe
Piper i zi
Fillimisht vendosim stafidhet në lëng shege. Qërojmë qepët dhe i presim ato në 4 pjesë. Më pas presim copat e mishit dhe i shtypim pak me çekiç. Ngrohim vajin në një tigan dhe vendosim copat e mishit të skuqen nga një minutë në secilën anë dhe i largojmë nga tigani duke i rregulluar me kripë dhe piper. Shtojmë në tigan dhe një lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepët për 3-4 minuta. Më pas shtojmë lëngun e shegës së bashku me stafidhet dhe lëngun e mishit bashkë me mishin e kaluar më parë në tigan. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin në temperaturë mesatare të ziejë për 5 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim menjëherë shoqëruar me pak kuskus.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: