Shitja e Koulibaly te Chelsea sjell në arkat e Napolit 51 milionë euro, 40 nga shitja e kartonit dhe 11 të tjera të kursyer nga paga. Kjo shitje e mbrojtësit ndez dritën jeshile për të operuar në merkaton në hyrje. Napoli ka projektuar një strategji të qartë për këtë merkato vere, do synojnë lojtarë të rinj dhe të talentuar. Kur bëhet fjalë për këtë, emri i Armando Brojës mbetet fiks në listën e dëshirave.

Il Matino
Il Matino

Sipas Il Mattino: Napoli ka vendosur që shumën e përfituar nga shitja e Koulibaly ta investojë për të afruar në skuadër Armando Brojën dhe Deulofeun. Në lidhje me sulmuesin kuqezi, Broja është bashkuar së fundmi me Chelsea në SHBA aty ku blutë po zhvillojnë fazën përgatitore. Këtë periudhë trajneri Tuchel do shoh nga pranë yllin kuqezi për të marrë më pas një vendim final.

Sterling
Sterling

Afrimi i Sterling, apo dëshira për të blerë edhe Lewandowskin, plus Timo Werner e Havertz në skuadër, ngushtojnë gjithnjë e më shumë hapësirat për Brojën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb