Kourtney Kardashian zbuloi së fundmi se nuk ishte në dijeni se debati i ashpër me motrën e saj, Kim Kardashian që po filmohej.

Zënka, e cila u transmetua sezonin e kaluar të The Kardashians, përfshiu Kourtney-n dhe Kim-in duke shkëmbyer fjalë të ashpra.

Gjatë debatit, Kourtney shprehu urrejtjen e saj, ndërsa Kim zbuloi se fëmijët e saj kishin shkuar tek ajo për t;u shprehur probleme për nënën e tyre.

Në episodin e fundit, Kourtney tregoi se nuk e kishte idenë se biseda e tyre telefonike po regjistrohej.

Kourtney shpjegoi se fansat shpesh i analizojnë thellësisht zënkat e saj me Kim, por ajo këmbënguli se marrëdhënia e tyre është tipike si mes motrash.

“E dini, ne jemi motra. Unë mendoj se njerëzit harrojnë… Ata gjithmonë thonë, si në shfaqjen tonë, “Si do ta kalojnë atë?” Dhe ata zgjedhin të mbajnë një anë dhe të gjithë mërziten vërtet,” tha Kourtney. “Jam e sigurt që shumë njerëz kanë pasur zënka të çmendura me vëllezërit e motrat e tyre. Ndoshta tonat janë më ekstreme… Unë vërtet nuk e di.”

Nga ana tjetër, Kim gjithashtu tha: “Ekziston një keqkuptim i madh që Kourtney dhe unë e urrejmë njëra-tjetrën. Sa i përket Kourtney-t dhe mua, pavarësisht se sa të çmendura janë gjërat, pavarësisht se çfarë po ndodh – nëse ajo ka nevojë për diçka, ose nëse unë kam nevojë për diçka, ajo do të jetë gjithmonë aty, pavarësisht se çfarë po kalojmë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: