Mes fotove të shumta dhe të bukura të Enedës, nuk mungojnë as fotot me miqtë e saj. Miqësia për Enedën është shumë e rëndësishme. Te Ola ajo rrëfeu se ka shumë shokë dhe shoqe, por ka pak miq. Ajo tha se ka miq që nga 8-vjeçarja, duke vijuar më pas me miqtë e gjimnazit, të fakultetit dhe me radhë.

Një mike e ngushtë e Enedës, është gazetarja Kozeta Kurti. Ajo surprizoi me një videomesazh këngëtaren, ku tregoi për marrëdhënien e ngushtë që ato kanë me njëra-tjetrën dhe miqësinë e mirë e të vyer që kanë krijuar. Në fund Kozeta e mbyll videomesazhin me fjalë të bukura dhe të ndjera, teksa i kërkoi këngëtares të mos ndryshojë, por të jetë gjithmonë Eneda që ajo ka njohur.

Ndërkohë pas surprizës këngëtarja mes emocioneve tha, “Kozeta është dhe mikeshë, edhe shoqe, është familje, është shtëpi, është më e mira zgjedhje që mund të kishit bërë, keni goditur në shenjë. Jam me fat që kam mikesha si ty në jetën time”.

Një foto shumë e bukur e Enedës që u shfaq në studio, ishte ajo me Redon Makashin, Aleksandër Gjokën dhe Elton Dedën. Për secilin prej tyre këngëtarja kishte vetëm fjalë të mira, siç mund të ketë një mikeshë për miqtë dhe kolegët e vet. E pyetur nga Ola nëse do të ketë një bashkëpunim mes tyre, Eneda me buzëqeshje premtoi se do ta diskutonte me ta pas programit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb