Këtë herë në kurthin e “Piranjave” në ABC, ka rënë këngëtari i mirënjohur Kozma Dushi, i cili përveç zërit melodioz mbart mbi vete dhe “mallkimin e famshëm”, atë të vendit të dytë në festivale.

Këtë herë agjentët e “Piranjave” shpikën një histori aspak të zakontë, pasi një burë në moshë i cili ndodhet në çastet e fundit të jetës shpreh dëshirën të takojë Kozma Dushin, i njohur ndryshe si Komi.

Pasi djali i të sëmurit e telefonin dhe i sqaron situatën, Komi, nuk heziton aspak të takojë fansin e tij në “shtratin e vdekjes”.

Sapo takohen pacienti i lë amanetin e tij të fundit Komit, duke i kërkuar që ditën që do të vdesë këngëtari i njohur t’i këndojë këngën “Eja o shoku ynë”, dhe sapo lë amanetin “ndërron” jetë.

Këngëtari Kozma Dushi aq i dashur për publikun shfaq dhe anën e tij njerëzore por dhe besnikërinë ndaj fansit, duke shkuar në banesë dhe të këndojë këngën mbi arkmort, duke bërë mrekullinë dhe rikthen në jetë të vdekurin.

Ndërsa Dushi këndonte, “i vdekuri” u ngrit nga varri, ndërsa këngëtari e mbajti veten mjaft mirë dhe nuk u tremb.

Kur gazetari e pyeti se si ka mundësi që nuk reagoi kur pa që ‘i vdekuri” u ngjall, Dushi tha: Në fakt e kisha mendjen ta këndoja këngën mirë…

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: