Disa juristë të Vlorës i kanë drejtuar një letër-peticion Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), i kanë dalë në mbrojtje gjyqtares, Atalanta Zeqiraj. Gjyqtarja e gjykatës së Vlorës u konfirmua në detyrë nga KPA-ja, ndërkohë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka qenë dakord me këtë vendim.

Në letrën e tyre juristët shprehen të indinjuar për rekomandimin që ka dhënë ONM për rastin e Zeqirajt, ndërsa shtojnë se është privilegj që kjo gjyqtare është pjesë e gjykatës së Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb