Gjyqtari Luan Daci ka reaguar pasi KPA, institucion në të cilin ka qenë anëtar, vendosi ta shkarkojë nga detyra.

Ai ka thënë se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, si dhe theksoi, se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Sot, KPA shkeli të dy Kushtetutat. Shkeli kushtetutat dhe shkoi në ligjin magjistratë. Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimit të Strasburg, e Luan Daci do i fitojë të gjitha të drejtat. Do i drejtohem Strasburgut.

Do të bëj gjithçka që të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Sot e theksoj, janë shkelur dy kushtetuta. Është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi i një nivelit të lartë. E drejta vonon, por nuk harron” , tha Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: