TIRANË

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, Dhimitër Lara. Pas verifikimeve të kryera, trupi gjykues i dha të drejtë subjektit vlerësues për të vijuar detyrën.

Sipas ILDKPKI-së, Lara ka bërë deklarim të saktë pasurie. Ai  doli dy ditë më parë përpara Komisionit të Pavarur i Kualifikimit për rivlerësim profesional, ndërsa ka marrë vlerësime nga ana e KLD-së. Për gjyqtarin Dhimitër Lala kanë ardhur gjithsej 5 ankesa nga publiku.

Rivlerësimi për të tre kriteret:

Për pasurinë

Sipas raportit të ILDKPKI, deklarimi i sakte, nuk ka fshehje, nuk ka konflikt interesi.

– apartament ne Tirane, 66 m2 i blere ne vleren 7.5 mln leke. Burim të ardhurash 3.4 mln leke nga shitja e një apartamenti në Durrës dhe 5 mln lekë kredi bankare.

– depozite 19 mln leke në bankë të nivelit të dytë, në kuotën 50% në bashkëpronësi me të ëmën. Të ardhura nga kompensimi i një pasurie të paluajtshme.

Hua tek tezja 1.3 mln lekë, për pagim kësti kredie. Në 2010 kjo shume është kaluar ne rruge bankare per këtë qëllim. Bashkeshortja e Larës, si person i lidhur ka deklaruar një llogari bankare rrjedhësr 30 mijë lekë.

Djali ka deklaruar katër llogari me 20 mijë lekë në total. Nëna e Larës ka deklaruar depozitën në shumën 19 mln lekë në bashkëpronësi metë birin.

Për pastërtinë e figurës DSIK ka pohuar se subjekti i përshtatshëm për sistemin. Për rivlerësimin profesional, Lara ka marre një vlerësim pozitiv nga KLD.

Pesë denoncime nga publiku:

Ankesë nga L.sh. (Leart Shyti) sipas të cilit për 20 vite janë akuzuar si pjesë e grupit “Hakmarrja për drejtësi”. Dyshime për korruptim të tij. KlP: Nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton këtë vendim. KPK: Gjykata e lartë në 9.3.16 ka vlerëruas se Apeli i krimeve (ku ishte dhe Dhimitër Lara) është i gabuar dhe ka prishur atë duke e kthyeR çështjen në rigjykim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb