Gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici dhe Gjyqtarin i Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja Mici është hetuar për të tre kriteret nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa e gjykimit e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi në fund të procesit vendosin rikonfirmimin në detyrë të Anita Micit.

Po sot, trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar, shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Genti Shala.

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: