TIRANË

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit e rivlerësimit Erjon Bani.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Etleda Çiftja,Roland Iliapasi analizoi provat dhe fakte vendosi, konfirmimin në detyrë të Erjon Bani, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u emëruar pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb