Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Pranvera Pustinën, shefe e kabinetit të Prokurori të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Pas verifikimeve rezultoi se Pustina dolli në vetting pa asnjë problem.

Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, ajo u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo mban postin e shefes së kabinetit të prokurorit Olsian Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb