TIRANË

Kimisioni i Pavaruar i Kualifikimit po mban seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër,  Enton Dhimitri. Gjyqtari ndërkohë është edhe kandidat për KED, ndërsa trupa gjykuese  është e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko.

Sipas KPK-së, hetimi për gjyqtari do të bazohet  në  3 kriteret, pasuri, imazh dhe aftësi profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka theksuar se  mbi informacionet e ILDKPKI gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurie , ndërsa ka qenë bashkë-punues gjatë procesit të hetimit.

Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011  kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme.  Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një  apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Kujtojmë se procesi i Vettingut ka nxjerrë jashtë  sistemit të drejtësisë shumë prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët pas verifikimeve të kryera kanë rezultuar se nuk kanë bërë deklarime të sakta për pasuritë dhe burimin e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb