Komisioni i Prokurimit Publik prezantoi sot Sistemin e parë elektronik të ankesave në Shqipëri. Përmes këtij sistemi nga dita e sotme të gjithë ankesat për procedurat e Prokurimit Publik, Prokurimit Publik për Rindërtim, Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat, Ankandeve Publike dhe Garave Konkuruese për Leje Minerare do të dorëzohen në formë elektronike përmes platformës unike qeveritare E-Albania.

Në fjalën e tij kryetari i KPP-së, Jonaid Myzyri, deklaroi se me digjitalizim të plotë të ofrimit të shërbimeve nga ana e KPP, synohet dorëzimi dhe menaxhimi i ankesave në rrugë elektronike.

“Ky vizion nuk do të ishte mundur të vihej në jetë vetëm me krjimin e kuadrit të duhur ligjor, ligjin për Prokurimin Publik që nxit komunikimin në rrugë elektronike, pa mbështetjen e Qeverisë dhe të Kuvendit”, tha Myzyri.

Sipas tij, kjo reformë dhe kjo politikë kaq e rëndësishme publike me një impakt të drejtpërdrejtë social në të gjithë grupet e interest nuk do të ishte kurrësesi e mundur pa mbështetjen e Kryeministrit z. Edi Rama.

“Mbështetja e zotit Kryeministër dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj zërit dhe kërkesës së një institucioni të pavarur ka qenë esenciale në përfundimin në një kohë rekord, duke kthyer Shqipërinë ndër vendet e para dhe të pakta në rajon dhe në botë që ka përfshirë edhe procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave online në fushën e prokurimeve si edhe një nivel krejt të ri transparencës të organeve të shqyrtimit të ankesave”, tha Myzyri.

Më tej gjatë fjalës së tij, Myzyri tha se me sistemin e ri të gjithë operartorët ekonomikë vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të dorëzojnë elektronikisht ankesat dhe argumentet e tyre si dy shërbime të veçuara, duke zeruar çdo kosto ekstra dhe çdo kontakt të drejtëpërdrejtë me çdo zyrë shteti, përfshirë dhe Komisionin e Prokurimit Publik.

“Në më pak se një minutë, operatorët ekonomikë do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesë me një klikim njëkohësisht pranë autoriteteve kontraktore dhe Komisionit të Prokurimit Publik. Sistemi mundëson edhe nënshkrimin elektronik duke shmangur nevojën e printimit të dokumenteve voluminoze dhe nënshkrimit të akteve me ndikim të drejtëpërdejtë në mbrotjen e mjedisit’, nënvizoi Myzyri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, zv. Kryetraja e Kuvendit, Ermonela Felaj, zv. Kryeministri dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Maja, ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona, Bilali, zv. Ambasadori i SHBA, Demian Smith, pëfaqësues të Open Contracting Partnership dhe SIGMA-OECD etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb