TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar në mbledhjen e sotme çështjen për importimin e zgjedhësve në Durrës. Për të sqaruar çështjen e importimit të zgjedhësve në Durrës, është kërkuar që në mbledhjen e nesërme të KQZ-së të jetë i pranishëm edhe drejtori i Gjendjes Civile, gjë që është pranuar edhe nga kryetarja Lefterie Luzi.

Por Gjonçaj ka reaguar lidhur me këtë çështje duke u shprehur se “PD flet vetëm për Durrësin por harron Vorën. Është kandidatja e PD-së në Durrës është e importuar”.

Duke u ndalur tek problematika e diskutuar në mbledhjen e KQZ-së, Veleshnja tha se “Problemi është jashtë kompetencave tona. Nuk jemi kompetente për vemdime të kësaj natyre”.

Ndërsa propozoi të thirrej në mbledhje drejtori i Gjendjes Civile, Osmanaj tha se “Administrimi i zgjedhjeve i përkët KQZ-së”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: