KQZ i ka dhënë sot mandatin e deputetit në Tiranë Mimi Kodhelit, e cila do të zëvendësojë shefen e Infektivit, Najada Çomon.

Po ashtu, mandati i Leftër Kokës i kaloi Denis Deliut. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, e cila nisi në orën 13:00 u bë zëvendësimi edhe i mandatit të Mark Markut, i cili u zëvendësua nga Elda Hoti, ndërsa vendin e Gramoz Ruçit e zuri Mirela Pitushi.

Katër emrat e rinj, siç e përcakton edhe procedura, do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb