Gazment Bardhi në një reagim në “Twitter” pas vendimit të Celibashit. Ai është shprehur se kreu i KQZ ka shkelur rëndë ligjin , duke thënë se vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.

Gjithashtu ai ka reaguar ashpër ndaj kreut të KQZ, duke e quajtur këtë të fundit, njeri të shantazhueshëm.

REAGIMI:

Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: