TIRANE– Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate për anëtarin e PSD në Malësinë e Madhe. Anëtarët e Partisë Socialiste kanë kërkuar ç’regjistrimin e kandidatit, pasi sipas tyre ai ka mbledhur firma të falsifikuara.

“20 firmëtarë me akt noterial mohojnë të kenë firmosur”, kanë thënë anëtarët e PS, të cilët nisur nga kjo kanë kërkuar ç’regjistrimin e tij.

Por lidhur me këtë çështje, kanë reaguar edhe anëtarët e PD-së, të cilët thonë se “20 familjarë të Ardian Hysës janë nën presion.

“Familjarët i detyruan të mohojnë firmat e tyre. Të 20 firmëtarët punojnë në shtet, dhe janë nën presion”, thanë anëtarët e PD.

Vetë Hysa është shprehur në KQZ, se “ka filmuar momentin kur personat e tij kanë firmosur për regjistrimin e tij”.

Pas kësaj, KQZ ka marrë vendimin që të çojë në Prokurori dosjen me materialet dhe 20 firmat e kandidatit Ardian Hysa, i cili u regjistrua në këtë institucion brenda afatit zyrtar të 8 majit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: