Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha në një deklaratë për shtyp, sqaroi edhe njëherë se rezultatet e votimeve të pasqyruara nga KQZ-ja janë paraprake dhe mund të ndryshojnë, prandaj edhe nuk duhet të merren të mirëqena deri në përfundim të të gjithë procesit të numërimit të votave.

“Informacionet e publikuara janë të siguruara me rrugë operative, me telefon nga grupet e numërimit. Mund të ketë edhe mospërputhje, por kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo informacione paraprake, kemi zgjedhur këtë të fundit”,- tha ajo.

“Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimtare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit. Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit”, sqaron KQZ.

Më tej, në deklaratë për mediet, KQZ shton se ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

“Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë”, shprehet KQZ.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: