Ministri për Diasporën Pandeli Majko, në një interpelancë në parlament, duke folur për votën e shqiptarëve në diasporë, deklaroi se më së pari duhet që të mos përdoret termi “emigrantë”, por “shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”.

Majko theksoi se KQZ duhet që të marrë vendim përfundimtar për votimin e shqiptarëve, që jetojnë jashtë vendit.

“Kam pasur vështirësi për të kuptuar kërkesën e interpelancën. Duhet të shmanget përdorimi i fjalës “emigrant”, por në Kushtetutë thuhet “shqiptarët që jetojnë jashtë vendit”. Janë miratuar dy nene, që përfshijnë të drejtën e shqiptarëve jashtë vendit që të votojnë. Votimi nga jashtë vendit administrohet nga KQZ. KQZ duhet të marrë vendimin për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit. Kam raportuar gjithmonë në parlament dhe komisionet përksatëse, për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha Majko.

Pandeli Majko nënvizoi se ka qenë dhe është në komunikim me KQZ-në, për votën e shqiptarëve të diasporës.

Kam qenë dhe jam në komunikim të rregullt me KQZ-në dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit. Kriza politike që u krijua nga largimi i partive nga Kuvendi krijoi probleme. Vota e emigrantëve mund të jetë tërësisht e mundur”, u shpreh Majko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb