TIRANË

Para se të vihen në punë mëngjesin e 6 marsit në zgjedhjet e pjesshme për 6 kryetarë bashkish, pajisjet e identifikimit biometrik të zgjedhësve kaluan provën funksionimit.

Një detyrim ligjor për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuesit e të cilit japin garanci se gjithçka është gati e janë marrë masat për një proces të rregullt zgjedhor.

Ndryshe nga Shkodra, Durrësi, Dibra, Lushnja dhe Rrogozhina, zgjedhësit e Vorës do të votojnë elektronikisht e vota do numërohet po në të njëjtën mënyrë. Pamundësia reale është shkaku që KQZ nuk aplikoi votimin dhe numërimin elektronik edhe në 5 bashkitë e tjera.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi garantoi sigurinë e votës që do kalojë përmes procesit elektronik dhe rezultati paraprak do të dalë shumë shpejt, brenda shumë pak orëve nga mbyllja e votimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb