TIRANE

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të  zëvendësuar mandatet e deputetëve  të opozitës.

Në Lezhë, Elda Hotit i jepet mandati i deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputeten Viktore Tushaj.

Në Berat, Lefter Maliqit i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke zëvendësuar Astrit Veliaj.

Në Gjirokastër, Ediola Brahës i jepet mandati i deputetës së LSI-së, duke zëvendësuar Vangjel Tavon.

Në Tiranë, Majlinda Halili merr mandatin e deputetes së PD-së, duke zëvendësuar Gent Strazimirin.

Në Durrës, Edlira Hyseni merr mandatin e deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar ish-deputeten Nora Malaj.

Ndërsa në Korçë, Ligoraq Karamelos i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke marrë në këtë mënyrë mandatin e Klevis Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: