TIRANË

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë të hënën mandatin 6 deputetëve të rinj, që hyjnë në parlament pas djegies së mandateve parlamentare nga opozita. Në rendin e ditës së mbledhjes së KQZ është përcaktuar edhe dhënia e mandateve pas krijimit të vakancave nga 3 deputetë të PD dhe 3 të LSI. Bëhet fjalë për mandatet e Astrit Veliajt, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Viktor Tushaj, Nora Malaj dhe Vangjel Tavo.

Nga lista e kandidatëve të 2017 të PD marrin mandatet Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo dhe Majlinda Halili. Ndërsa nga LSI, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti.

RENDI I DITËS
Shqyrtimi i projekt vendimeve:
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Uniteti Kombetar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Socialiste e Moderuar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Emigracioni Shqiptar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kombetare Konservatore Albania” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.

Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.

Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb