Edhe pse procesi zgjedhor është shoqëruar me përplasje dhe tensione të forta në Shkodër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar sërish materialet zgjedhore.

Materialet kanë mbërritur pasditen e sotme dhe janë vendosur te shkolla profesionale “Arben Broci”. Raportohet se në këtë shkollë janë vendosur materialet zgjedhore të KZAZ 2 dhe 3.

Më parë, materialet zgjedhore u vendosën në shkollën “Shejnaze Juka”, por nuk u lejuan nga mbështetësit e opozitës, të cilët u vunë flakën shkollës dhe u përplasën me policinë, deri në lirimin e ambienteve, duke zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Presidenti Meta dekretoi 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore, ndërsa kryeministri Rama ka vijuar t’i qëndrojë vendimit për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

(BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb