Tashmë sapo është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, por jetesa, ka qenë tepër e vështirë për Jennifer Rocha.

Krahas studimeve, ajo ka ndihmuar prindërit në punët e përditshme në fushë, e për këtë, i shprehet mjaft falenderuese atyre.

Pikërisht, edhe në ditën ku u diplomua, ajo shkoi menjëherë në fushë, për të takuar prindërit, e për të shkrepur disa fotografi në vendin që ka punuar për një kohë të gjatë.

“Unë doja t’i bëja ato fotografi atje, posaçërisht në terren, sepse kjo ishte ajo që më bëri të shkoj në kolegj. Ky ishte mësimi i babait tim për të thënë, nëse nuk ndjek një arsim të lartë, do të punosh këtu pjesën tjetër të jetës tënde.”

Ajo filloi të punojë në fushë me prindërit e saj që kur ishte e në shkollën e mesme.

Çdo ditë, Jennifer ndihmonte prindërit për të mbjellë luleshtrydhe në sera.

“Ishte punë e vështirë. Isha tepër pesimiste, një ditë u mendova dhe thashë: Ti nuk mund ta bësh këtë punë për një kohë të gjatë.

Rocha, e rritur në Coachella, Kaliforni, tha se prindërit e saj e inkurajuan atë, vëllezërit e motrat, për të ndjekur një arsim të lartë, pasi puna në fushë sipas tyre, veçse e lodheshe nuk siguronte të ardhme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: