Deputetja Ina Zhupa, ka reaguar me kritika për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit .

Në fjalën e saj në Kuvend, Zhupa ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti, ndërsa u shpreh se bindur se sipas saj, koncesioni për Butrintin do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Të krahasosh Butrintit me lodrat e liqenit është shumë mediokër. Por unë ju them se të njëjtin fat do të ketë edhe ky ligj i koncesionit të Butrintit do ta rrëzojë Gjykata Kushtetuese sepse nuk është në mbrojtje të parkut. Kur bëni plane menaxhimi dhe fondacione për Butrintin duhet të pyesni edhe ekspertët”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb