Partizani i këtij në sezoni në pamje të parë nuk duket një skuadër aq e vrullshme sa vjet, por statistikat flasin për të, sepse ka grumbulluar një pikë më shumë në tri sezonet e para.
Të kuqtë u mposhtën fillimisht nga Vllaznia, por më pas arritën të fitonin betejat me Skënderbeun dhe Teutën, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve.
Ata kanë shënuar 4 gola dhe kanë pësuar dy të tillë. Sakaq, vjet me Zoran Zekiç të kuqtë mposhtnin Laçin në minutat e fundit me një gol të Maget e më pas barazonin me Teutën dhe Laçin, për të grumbulluar 5 pikë, një më pak sesa sivjet. Sa i përket bilancit të golave, vjet shënonin vetëm dy, por pësonin vetëm një të tillë.
GOLAT NË FUND – Golat në fund mbeten një specialitet edhe sivjet. Të kuqtë vjet fitonin me një gol të Maget në fund kundër Laçit, ndërsa së fundmi ishte Mehmeti, i cili tundi rrjetën në minutat e fundit në fitoren e vështirë kundër Skënderbeut në “Arenën e Demave”.