Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e vitit 2021, PD-AN mori 622 187 vota të vlefshme dhe LSI mori 107538. Gjithsej të dyja morën rreth 730 mijë vota të vlefshme.

Në zgjedhjet e 11 majit, këto parti u futën në garë si një koalicion i përbashkët, me shpresë se bashkimi do të bënte fuqinë… Por të bashkuara ato morën shumë më pak vota të vlefshme brenda vendit, krahasuar me sa kishin marrë para katër vjetësh – vetëm 480 mijë sipas një projeksioni statistikor të bazuar në 4970 kutitë e numëruara deri në momentin e këtij shkrimi (nga 5225 gjithsej).

Pra, partië e mëdha opozitare krijuan një gropë gjigande elektorale prej plot 250 mijë votash brenda vendit. Dhe kjo gropë elektorale në opozitë nuk u mbush dot nga partitë e vogla opozitare. Gjithsej ato morën vetëm 190 mijë vota të vlefshme brenda vendit. Mbi treçerekun e tyre i morën PSD, Nisma- SHB, dhe Partia Mundësia.

Edhe PS-ja e krijoi një gropë të vogël elektorale – më 2021 mori pothuaj 770 mijë vota të vlefshme, ndërsa më 11 maj mori rreth 730 mijë vota të vlefshme brenda vendit. Kjo gropë e vogël e majtë duket se u mbush pjesërisht nga Lëvizja Bashkë.

Shihni në tabelën e mëposhtme një përmbledhje të këtyre numrave.

Tabela 2021 2025
Tabela 2021 2025

Rezultati paraprak prej numërimit të 4989 kutive nga 5225 në total

Screenshot 41
Screenshot 41

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb