PRISHTINE- Për deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Human ‘Rights Watch’, Kenneth Roth, se Gjykata Speciale duhet të themelohet për shkak se dëshmitarët nuk janë të mbrojtur në Kosovë, Jakup Krasniqi ka thënë se kjo nuk është arsye që gjykata të themelohet.

Krasniqi ka thënë se dëshmitarët mund të mbrohen edhe në Kosovë dhe kjo nuk është thelbësore për themelimin e Speciales.

“Unë nuk mendoj që do të duhej të ishte bazë e fortë se dëshmitarët nuk mund të mbrohen në Kosovë, sepse ata mund të mbrohen edhe në Kosovë edhe jashtë saj. Nuk është diçka thelbësore çështja e dëshmitarëve”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: