PRISHTINE- Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 19 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, deklaroi se rezistenca e 5,6 dhe 7 marsit ka qenë dhe ka mbetur lufta më e madhe që ka zhvilluar UÇK-ja me forcat policore e ushtarake serbe.

Për ‘Epokën e Re”, ai ka vlerësuar se deri më tani janë realizuar idealet kryesore, liria dhe çlirimi i vendit por, sipas Krasniqit, ideali për ndërtimin e shtetit të së drejtës vazhdon. Ai është shprehur i pakënaqur me trajtimin e kategorive të luftës nga shteti pasi, sipas tij, nuk ka qenë prioritet mbrojtja e vlerave të luftës, por përdorimi i tyre për interesa personale.

Në këtë aspekt, Krasniqi ka thënë se është e dhimbshme që gati dy dekada pas luftës, ish-pjesëtarët e UÇK-së ende ballafaqohen me procese gjyqësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: