MYNIH- Haxhi Robin Krasniqi shënoi fitore kundër polakut, Dariusz Sek duke hapur rrugën për titullin botëror.

Krasniqi që ka nënshtetësi gjermane, ka arritur që për mrekulli t’i mbrojë titujt që zotëron në WBA Continental dhe WBO International, ndërsa kjo fitore, tani i hap rrugën për të luftuar për titullin e botës në WBA.

Në duelin që zgjati 12 raunde, Krasniqi tregoi edhe një herë se ishte më i përgatitur se boksieri polak, ndërsa në këtë fitore e ndihmuan edhe bashkëvendësit shqiptarë, që kishin mbushur sallën ku zhvillohej perballja. Boskieri junikas u tregua më i mirë se polaku në, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 115:113, 116:112, 116:112.

Haxhiu ishte më  i mirë në tre raundet e para si dhe në raundet 10-të e 11-të, duke  fituar këtë duel tejet të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai tani do ta ketë duelin e radhës kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO) dhe synimi i tij është titulli i kampionit botëror.  Krasniqi i përshëndeti dhe i falënderoj për përkrahjen pas përfundimit të gjithë pjesëmarrësit.

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: