KOSOVË– Kryetari i partisë Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi ka pohuar se është takuar sot me Albin Kurtin, kryetari e Lëvisjes Vetëvendosje por ka mohuar munësinë për të kaluar me këtë parti.
“Jo, ky është spekulim, nuk kam ndërmend të braktisi Nismën” ka deklaruar Krasniqi për mediat e kosovare.
Krasniqi tha se në takimin me Kurtin kanë biseduar për hapat e ardhshëm që do të ndjekin si parti opozitare. Më tej ai ka shtuar se mund të takohet me të gjithë liderët e partive.
“Po unë takohem me të gjithë liderët e partive politike. Edhe me Kurtin jam takuar sot për të biseduar rreth çështjeve të opozitës”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë mediat shkruajnë se problemet e Krasniqit me Limajn janë shumë serioze.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb