“Shqiptarët për shqiptarët” u rikthyen tek familja Çipi në Krastë të Elbasanit. Familja për një kohë të konsiderueshme kanë jetuar në një çadër. Prindërit kanë tre fëmijë, dy adoleshentë dhe një të mitur. Fëmijët janë të tre në shkollë. Kryefamiljari ka probleme me astmën, me sytë dhe këmbët. “Unë jam i mbaruar për fëmijët. Jeta ime nuk behet më. Kur shikoj këtë çadër shikoj varrin tim. Nga sëmundja që kam u afruam afër spitalit në Krastë” -thotë ai.

Hallet më të mëdha i heqin fëmijët mbi supet e njomë. Vuajnë përditë për bukën e gojës ndërsa luten që babi i tyre mos të vdesë.

Silva 12 vjeç, ka bërë të lotojnë të gjitha ata që dëgjuan rrëfimin e saj të dhimbshëm. Shpirti i saj i vogël nuk mund të durojë dot më. Më është mërzitur shpirti thotë ajo

“ Babin e kam të sëmurë, kam frikë se vdes babai. Nuk di çfarë të bëjmë? Është sëmurë por nuk ka para të shërohet. Babi qan, nuk do që të qaj për atë. Më thotë jam mirë, por nuk është, mami qan fshehurazi. Nuk do ta shikojmë duke qarë. Kemi një vit këtu. Pastaj nuk kishim mundësinë të paguanim qiranë, ne u futëm në çadër, këtu jetojmë me frikë sidomos kur fle natën, bëhëm keq nuk kemi ku të jetojmë në çadër se është ftohtë. Gjithë mërzitje jemi ne. Shkollën po e bëjmë me këto kushte, rri vetëm në shkollë, as rroba nuk kam.

Rri vetëm në klasë, dalin shokët, hanë unë rri në klasë, unë s’kam asgjë, jam mërzitur shumë, nuk di çfarë të bëj. Doja një jetë tjetër, por ja besoj tek Zoti. Dua të behëm mësuese matematike por nuk kam mundësi të bëhem, duhen librat të gjitha, na ndihmoni të lutëm , për ne pak është shumë, doja një shtëpi ku të jetoja edhe të shërohej babi se nuk e shikoj dot ashtu”, thotë duke lotuar vogëlushja.

Elvisi, Sidriti dhe Iliri e kanë vizituar familjen në Krastë.

“Sa zemra ka preku ajo vajzë. Kishte ëndrra të mëdha. Asnjë fëmijë nuk duhet të vuaj kështu. Duhet të  qëndrojmë afër shqiptarëve tanë”  thotë Elvisi.

12 vjeçarja Silva nuk mund ti mbajë lotët kur Elvisi e përqafon .

“Babit i merret fryma. Dje ishte keq” i thotë vajza.

“Fëmijët më kërkojnë për të ngrënë, nuk e di çfarë të them” thotë gruaja

Elvisi: kemi ardhur që lotët tuaj të thahen. Nga ajo që po shikojmë, burri juaj është i sëmurë. Mos u mërzisni ne do ta vizitojmë babin tuaj. Edje ti Alkesandër mos qaj, gjërat do rregullohen. Do të bëhemi të gjithë bashkë. Ju do të gëzoni si familjet e tjera.

Elvisi pyet Silvën që nuk i ndal lotët: Çfarë gjëra do doje ti?

Silva: të shërohet babi dhe të kemi shtëpi. Kur kishte shoqja ditëlindjen të gjithë i blenë një gjë, unë nuk i bleva dot gjë.

Elvisi i thotë Kryefamiljarit: ti duhet të bësh analizat të gjitha. Tani do të marrim dhe do të çojmë në një spital privat. Tani do çohemi dhe do hipim në ambulancë për të shkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: