“Tek ajo çadër shikoj vdekjen time” thotë gjyshi i fëmijëve në Krastë. Ai vetë ka paguar për pak kohë qiranë e një dhomë, por kur parat mbaruan, familja u strehua në një çadër dhuruar nga shteti.

“Jam i goditur rëndë por u them të kenë kurajo. Ndihem si i vdekur, të kisha djemtë në rregull dhe të fuqishëm do ndërtonim  diçka. Më dhimbsen mbesat ka më vështirësi sesa kaq?” thotë babai i Dallandyshes.

“Çadra rrëzohet nga era, babi im mori borxhe dhe me pagoi qiranë ku edhe jam deri në qershor” thotë gruaja.

Djali i shtepisë kthehet nga shkolla, nuk i mban dot lotët kur flet për të atin “ai nuk mbushet dot me oksigjen. Po vuajmë shumë sot, nuk kemi çfarë të hamë. Shkova në farmaci dhe bleva ilaçet e babit, vetëm një bukë mora asgjë tjetër, nuk më mbetën më para. Unë vazhdoj shkollën, do bëhem mekanik, të ndihmoj familjen” thotë djali.

“Babi na thotë, unë do iki një ditë, por ju do ju lë në varfëri” thotë vajza duke qarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb